Header

Egla zbulon detaje për jetën private: “Jam super e dashuruar”

Aktorja Egla Ceno, një prej banoreve të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej hyrjes së saj në spektakël, duke u bërë shpejt një nga personazhet kryesore dhe më të diskutuara të edicionit.

Që prej hyrjes së saj, Egla është treguar mjaft diskrete për jetën e saj private. Mirëpo, ditën e djeshme në një bisedën me Julin, Egla ka folur si rallë herë për partnerin e saj.

Egla ka pranuar se është e dashuruar, megjithëse nuk ka dhënë hollësi mbi identitetin e partnerit të saj. E pyetur nga Juli, Egla tregoi se me të ndihet shumë e dashuruar dhe rehat, duke shtuar se momentalisht ai jeton me prindërit e tij.

Për më tepër, kur Juli e pyeti nëse partneri i saj është inxhinier apo arkitekt, Egla u përgjigj me një shaka se Juli “duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës.”

“Pra, është inxhinier?” shtoi Juli, ndërsa Egla u përgjigj duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe duke theksuar emocionet e saj: “Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer”.

Biseda mes Eglës dhe Julit:

Egla: Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer, çfarë të them unë ty?

Juli: A është inxhinier, arkitekt, çfarë bën në jetë? E gjeta që është inxhinier?

Egla: Jo duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës. Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Ai jeton me prindërit. Unë do ta marr kollovar.

You may also like ...