Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar zhurma nënujore gjatë kërkimit masiv në një pjesë të largët të Oqeanit Atlantik për një nëndetëse, e cila u zhduk teksa po dërgonte pesë persona ne rrënojat e Titanikut, te fundosur ne 1912. Por, në deklaratën e Rojës Bregdetare të SHBA-së nuk specifikohet se çfarë mund të kenë qenë zhurmat e dëgjuara.
Megjithatë, kjo deklaratë jep një fije shprese për personat në nëndetësen e zhdukur, sepse llogaritet qe atyre u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për një ditë, nëse nëndetësja është ende në funksion.
Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se si ekipet mund të arrijnë te nëndetësja e humbur, që mund të jetë deri në 12.500 metra nën sipërfaqen e ujit.
Të humbur në bordin e anijes janë piloti Stockton Rush, drejtori ekzekutiv i kompanisë që drejton ekspeditën. Në mesin e pasagjerëve të tij janë një aventurier britanik, dy anëtarë të një familje biznesi pakistanez dhe një ekspert i Titanikut.
Roja Bregdetare shkroi në Twitter se një avion kanadez kishte “zbuluar zhurma nënujore në zonën e kërkimit”, thote REL. Kërkuesit më pas dërguan një robot nënujor në atë zonë për kërkime.
“Të dhënat nga avioni P-3 janë ndarë me ekspertët e marinës amerikane për analiza të mëtejshme, të cilat do të merren parasysh në planet e ardhshme të kërkimit”, tha Roja Bregdetare. Nëndetësja e humbi komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundlendit në Kanada.
- Arjola Demiri reagon mbi kritikat e ndjekësve për videon e postuar në rrjetet sociale
- Zbulohen detaje nga qëndrimi i Ricky Martin në Tiranë