Header

Edhe mjeku Roland Xhaxho fiton betejën me COVID-19

Roland Xhaxho bëhet mjeku i radhës i cili fiton betjën me COVID-19. Lajmin e bën të ditur ministrja Ogerta Manastirliu e cila thotë se Xhaxho së shpejti do të lërë spitalin infektiv.

Së bashku me Roland Xhaxhon janë 40 mjekë, infermierë dhe punonjës të personelit shëndetësor në Shqipëri që janë shëruar tashmë nga COVID-19. Teksa në total janë 327 persona në vend që kanë fituar betejën.

Deri tani mjekët që janë infektuar me COVID-19 e kanë kaluar të gjithë duke u shëruar . Të tillë kanë qenë Dhimitër Kraja, Andi Koraqi apo dhe mjekë në Tiranë, Kukës dhe Shkodër.

You may also like ...