Trendit të fansave që gjuajnë këngëtarët në skenë teksa performojnë duket se nuk i kanë shpëtuar as artistët shqiptarë.
Së fundmi një incident i tillë i ka ndodhur edhe reperit të njohur Mc Kresha gjatë koncertit të tij në Kosovë.
Teksa ishte i ftuar për të performuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është goditur me një çakmak nga një pjesëmarrës në koncert.
I revoltuar ai tha se kjo nuk është mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit dhe ka ndërprerë performancën dhe është larguar.
“Nëse doni t’i kallzoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepsë, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.
Kohët e fundit shpesh kemi dëgjuar për incidente në koncertet e këngëtarëve të njohur në mbarë botën si Bebe Rexha, Cardi B, Ava Max, etj. Ndërsa në Shqipëri një incident i tillë u shënua në një koncert në Tiranë, ku reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.
- Një javë pasi i vdiq i ati, ylli i “Euphoria” ndërron jetë në moshën 25-vjeçare
- Taylor Swift shkakton tërmet gjatë interpretimit të “shaket it off” në koncert