Header

E tradhtoi 92 herë? Detaje nga ndarja e Neymar me Bruna Biancardin

Ndarja e futbollistit Neymar nga e dashura e tij Bruna Biancardi pak ditë pasi u bënë prindër, ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave rozë së fundmi.

Megjithëse u aludua se problemet mes çiftit mund të zgjidheshin duket se veprimi i fundit i futbollistin ‘fundosi’ romancën e tyre të shumëpërfolur.

Gazeta braziliane “Correio Brasiliense” publikoi lajmin tronditës për ndarjen e dyshes, duke pretenduar se braziliani e kishte tradhtuar deri në 92 herë.

“Pas tradhtisë së 92-të, marrëdhënia mes Neymar dhe Bruna Biancardi ka marrë fund. Të dy tashmë po përgatisin një njoftim zyrtar, por ruajnë një marrëdhënie miqësore për hir të vajzës së tyre Mavia”, pohon “Correio Brasiliense”.

Këtë herë, përflitet se Neymar e tradhtoi partneren e tij teksa ishte në një festë të shtunën më 28 dhe të dielën më 29 tetor në vilën e tij në Mangaratiba pranë Rio de Zhaneiros.

Futbollisti e pagoi çmimin e festës sekrete me ndarjen përfundimisht nga partnerja e tij, Bruna.

Biancardi ka fshirë të gjitha fotot e të fejuarit në llogarinë e saj në Instagram dhe duket se i ka dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

“Mos prisni që një person të ndryshojë nëse nuk sheh problem në atë që po bën”, ka shkruar Bruna.

You may also like ...