Header

E pabesueshme, gropa gjigande hapet mes fushave të futbollit

Një gropë gjigande është hapur në mesin e një kompleksi fushash futbolli në Illinois në SHBA.

Në pamjet e publikuara këtë të premte në “X”, duket momenti kur shembja “gllabëron” fushat edhe në të nuk mund të zhvillohet aktivitet pa një ndërhyrje të madhe.

Fusha u fundos duke krijuar një gropë 30 metra të gjerë dhe 9 metra të thellë.

Për fat të mirë askush nuk ishte aty në momentin kur ndodhi ngjarja, siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë.

Besohet se fushat janë vendosur në një terren që më herët ka qenë një zonë miniere dhe për këtë shkak rrëshqitja e dheut ka qenë masive.

Sinkhole swallows soccer field in Illinois in shocking video

Massive sinkhole opens at Illinois soccer field

You may also like ...