Header

“E neveritshme”, pse fansat po sulmojnë Ariana Granden?

Ariana Grande publikoi këngën e saj të re “Yes, and”, dhe fansat kanë shpërthyer me kritika ndaj saj.

Shkak për këtë është bërë teksti i këngës në të cilën këngëtarja ka dashur të shprehë reagimin që mori pasi filloi të takohej me aktorin Ethan Slater, duke u thënë fansave të saj të merreshin me punët  e tyre.

Megjithatë, fansat iu përgjigjën 30-vjeçares, në rrjetet sociale përmes komenteve për lidhjen e saj të dashurisë e cila besohet se nisi përpara se Slate të ndahej nga bashkëshortja e tij.

“Ajo shkatërroi  një familjeje, tani ajo dëshiron të luajë viktimën”-është një nga komentet e shumta në rrjetet sociale drejtuar artistes.

Në korrik 2023, Page Six konfirmoi se Grande – e cila u takua me Slater në xhirimet e filmit “Wicked” në Londër në fillim të vitit të kaluar – dhe bashkëshorti i saj prej dy vitesh, agjenti i pasurive të paluajtshme Dalton Gomez, po i jepnin fund martesës së tyre.

You may also like ...