Header

Dy vite pas tragjedisë së Astroworld, Travis Scott njofton turneun e ri

Travis Scott po përgatitet për rikthimin e tij në skenë rreth dy vite pas tragjedisë së Astroworld në Hjuston ku 10 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u lënduan.

Reperi ka njoftuar se turneu “Utopia – Circus Maximus” do të nisë më 11 Tetor në Charlotte, Karolinën e Veriut dhe do të mbyllet  në Toronto, Kanada në muajin Dhjetor pas shfaqjeve në 28 qytete të Amerikës Veriore.

Lajmërimi i turneut vjen pas një koncerti të Scott në fillim të muajit në Circus Maximus në Romë, Itali ku u shitën 60.000 bileta brenda dy ditëve duke ngritur alarmin për një tërmet.

Ky do të jetë turneu i tij i parë pas festivalit Astroworld në 2021, i cili u organizua dhe drejtua prej tij. Në Qershor të këtij viti, gjykata e Hjustonit e çliroi Travis nga akuzat e ngritura ndaj tij megjithatë mbi të rëndojnë ende shumë padi civile nga familjarët e viktimave.

You may also like ...