Karantina vazhdon edhe për Sofia Vergara. Artistja e bukur e ‘Modern Family’ është sërish anëtare e jurisë së ‘America’s Got Talent’ dhe ka dhuruar për fansat e saj një seri fotosh nga parku i madh me pishinë i shtëpisë së saj, ku tregon fizikun e saj në formë perfekte dhe format seksi me bikini.
Në një foto ylli 47-vjeçar shfaqet me një tjetër bukuroshe të familjes, mbesën Claudia Vergara. Të fotografuara nga mbrapa të dyja duket si të ishin kopje të njëra-tjetrës.
“Modeli i vjetër i 72 dhe modeli i ri 92’, shkruan Sofia duke ironizuar vitin e lindjes. Dhe të themi të vërtetën nëse nuk do të ishte për diferencën e datave do të ishte e vështirë t’i dalloje. Ylli po kalon karantinën në vilën e saj me poshinë së bashku me bashkëshortin aktorin Joe Manganiello, djalin e Vergares Manolo dhe mbesën Claudia.
- Shoferi që plotëson dëshirat e fundit të pacientëve
- Shërohet 90% e stafeve mjekësore të prekur nga CoVid-19