Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të promovuar këngën e saj të ardhshme.
28-vjeçarja superyll ndërkombëtar është parë në rrugët e Londrës duke i lejuar “fansat” të dëgjojnë pak nga prodhimi i saj më i ri, i titulluar “Houdini”.
Madje ekipi i saj kishte përgatitur edhe një pankartë ku shkruhej “Urime, ju jeni personi i parë që dëgjoni këngën më të re të Dua Lipës”. Kënga e re pritet të publikohet të Enjten.
Kjo është kënga më e re dhe e fundit nga Dua Lipa, që pas kolonës zanore të Barbie, “Dance the Night Aëay” dhe pas albumit të vitit 2020, “Future Nostalgia”, i cili përmbante hite si “Don’t Start Now”, “Physical”, dhe “Levitating”.
- Del në ankand kapela e Napoleonit! Përfaqësoi imazhin e tij nëpër botë
- Bebe Rexha dhe David Guetta do të performojnë në eventin e rëndësishëm!