Për herë të parë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është në listën e personave më me influencë në botë sipas revistës “Time”.
Deri më tani pesë nga këngët e Dua Lipës janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it në SHBA, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë edhe në një nga sukseset më të mëdha komerciale filmike të viteve të fundit, filmin Barbie, ku ajo luajti sirenën dhe këndoi një nga këngët më të rëndësishme nga kolona zanore.
Ndërkohë, ajo u shfaq edhe në filmin Argylle, ndërsa vazhdon të nxjerrë këngë nga albumi i saj i tretë radhazi, i titulluar Optimizmi Radikal.
Ylli shqiptar me famë botërore beson plotësisht në fuqinë e manifestimit dhe gjithmonë deklaron synimin e saj për të arritur qëllime specifike.
“Manifestimi është i rëndësishëm për mua…Asgjë nuk është aq e madhe. Gjithmonë kam planifikuar për të ardhmen. Edhe pse ka surpriza, gjithmonë ka një qëllim më të madh”, thotë këngëtarja shqiptare.
Përtej këndimit dhe aktrimit, Dua Lipa është përfshirë edhe në media, duke krijuar një nga podkastet më të mira të vitit 2022, sipas Spotify.
Lipa, e cila mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2022, flet gjatë intervistës me pasion për origjinën e saj, si dhe rëndësinë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, e cila u lejon shtetasve të udhëtojnë lirshëm nëpër zonën pa kufij të Evropës.
“Unë jam nga dy vende në të njëjtën kohë. Të jesh nga Kosova është një pjesë e rëndësishme e asaj që jam dhe marrja e shtetësisë sime shqiptare ishte vërtet emocionuese”-thotë ajo.
- Çiljeta ‘pa dorashka’ rrëfen si është njohur me Albanin
- Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda që njihet në gjithë Ballkanin