Reperi Drake, i cili e ka mbajtur të birin jashtë kamerave dhe syrit publik, postoi një seri fotosh të tij me vogëlushin dhe nënën e tij, modelen Sophie Brussaux.
Fotot e këndshme na tregojnë një vogëlush shumë të këndshëm me flokët e tij kaçurrela bjondë dhe sytë bojëqielli!
Adonis-i nuk ngjan aspak me reperin por as me mamanë e tij.
Drake foli për marrëdhënien e tij me Sophie, për të cilën tha se ishin takuar vetëm dy herë para se të kryenin marrëdhënie seksuale.
Duke folur në emisionin e LeBron James ai u shpreh se kishte frikë t’i tregonte nënës së tij për situatën, sepse kurrë nuk ka qenë në një marrëdhënie me Sophie dhe i është dashur shumë kohë ta pranojë atësinë.
- Barbara d´Urso: “Shqiptarët, një popull i mrekullueshëm”
- Shefi i laboratorit në QSUT pozitiv me COVID-19