Header

Doktori që e luftoi, vdes vetë nga koronavirusi

Një doktor që ishte në krye të luftës kundër epidemisë së koronavirusit vrasës në veri të Italisë ka vdekur sot pas infektimit nga sëmundja.

67 vjeçari Roberto Stella, pësoi dështim në rrugët respiratore pas diagnostikimit me sëmundjen ne Como, njoftoi Federata Italiane e Doktorëve. Sekretari i saj Silvestro Scotti tha në një deklaratë: ‘Ai ishte një shembull i aftësisë dhe punës së rëndë të doktorëve të familjes. Vdekja e tij përfaqëson përpjekjen e dëshpëruar të të gjithë kolegëve që sot nuk janë të pajisur me mbrojtjen e nevojshme indivuduale’.

Nunri i viktimave të koronavirusit të ri në Itali i ka kaluar 1000 teksa pasojat ekonomike o ndjehen në vend me bllokimin e plotë të vendit dhe bursës së Milanos. Epidemia është ende në rritje të pandalur dhe qeveria ka marrë masa të ashpra izolimi për përmbajtjen e saj.

You may also like ...