Detaje tronditëse janë zbuluar nga martesa e Britney Spears. TMZ raporton se ajo çau kokën gjatë një zënke me ish-bashkëshortin e saj, Sam Asghari.
Themeluesi i TMZ, Harvey Levin, pretendoi në “Britney Spears: Divorce & Despair” se çifti dikur pati një debat të ashpër në Londër që përfundoi me plagosjen e rëndë të këngëtares e cila kishte nevojë për kujdes mjekësor.
“Ajo dhe Sam po shkonin në një dhomë hoteli, dhe u bë aq keq situata saqë ajo u përplas dhe goditi tryezën e kafesë, duke iu çarë koka,” pohoi Levin duke shtuar: “Ajo kishte nevojë për qepje.”
TMZ raportoi më parë se Asghari dyshonte se Spears e kishte tradhtuar atë me një anëtar të stafit në shtëpinë e saj dhe se ylli i popit e sulmoi fizikisht një herë ndërsa ai ishte në gjumë, duke i nxirë syrin. Burime pranë Spears i mohuan akuzat.
Avokatët e të dyja palëve ende nuk i janë përgjigjur pyetjeve të mediave. Thuhet se paqëndrueshmëria e supozuar emocionale e Spears, bëri që Asghari të kërkonte divorcin pas vetëm 14 muajsh.
Asnjëri prej tyre nuk kanë folur publikisht mbi raportet e TMZ, megjithëse të dy kanë reaguar për ndarjen e tyre.