Xhaketa e kuqe e playboy-t Hugh Hefner është në ankand dhe pritet të kushtojë 3,000 dollarë.
Veshja vjen së bashku me pizhamet e mëndafshta, pandoflat dhe tubin e Hefnerit, sipas Julien’s Auctions. “Stilet personale dhe zgjedhjet e stilit të jetesës së Hugh Hefner u bënë trend,” tha shtëpia e ankandeve.
“Ky ansambël nuk është vetëm një copëz historie; është një pjesë e stilit magjepsës të jetës së Hef-it, gjatë epokave të viteve ’60, ’70 dhe ’80. Pjesët ikonike vlerësohet se kushtojnë diku nga 2,000 deri në 3,000 dollarë.
Themeluesi i Playboy u nda nga jeta në vitin 2017 në moshën 91-vjeçare.
Milioneri vdiq pasi luftoi me septiceminë, e njohur gjithashtu si helmimi i gjakut, sipas certifikatës së tij të vdeekjes. Ai ndërroi jetë brenda rezidencës së tij të famshme në Los Angeles.
- Jason Momoa sqaron komentin e tij: Nuk jam i pastrehë
- “Kanë martesë me kontratë”, Roza flet ‘pa dorashka’ për çiftin showbiz-it