Header

Dea Mishel: Jam në një marrëdhënie me Kristin

Dea Mishel Hoxha ka konfuzuar ndjekësit e saj, pasi ka postuar një foto me Krist Aliajn, duke i vendosur mbishkrimin “jam në një marrëdhënie me Kristin”.

Ky “rrëfim” vjen pas disa aludimeve në rrjet se mes saj dhe Kristit mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Dy finalistët e “Big Brother VIP 2” kanë publikuar disa foto së bashku, nga prapaskenat e xhirimit ku po filmojnë për “She’s on Top”, programin që nis së shpejti në Top Channel. Dea Mishel dhe Kristi do të jenë pjesë e jurisë për të dhënë vlerësimet e tyre për konkurrentët.

Ajo ka shpërndarë edhe postimin e Ronaldo Sharkës, ku Dea dhe Kristi janë nusja dhe dhëndri, si për të vijuar lojën se ka diçka.

”Bravo Ronaldo, e kape lajmin i pari”- shkruan Dea me ironi.

You may also like ...