Header

David ruan diçka nga takimi i parë me Viktorian

Ish-futbollisti britanik David Beckham ka ndarë me publikun historinë e vitit 1997 kur takoi për herë të parë bashkëshorten e tij Victorian.

I ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel, 44-vjeçari u kthye pas në kohë për të kujtuar momentin kur i ka folur për herë të parë Victoria Beckham dhe gjithçka ndodhi në një nga ndeshjet e tij ku ajo ishte pjesëmarrëse në stadium.

“I’u afrova vetëm pasi ajo kishte kthyer disa gota sepse nuk kisha guxim. Folëm pak dhe para se të largohej ajo më shkroi numrin e saj tek një biletë treni. Ende e kam atë biletë” -tha ai teksa emocionoi të pranishmit në studio.

You may also like ...