Header

Dasma e Rezartës dhe Ermalit qenka afër

Pas 15 vitesh bashkë, duket Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha do të bëjnë dasmë.

Lajmin e bukur këngëtarja ka disa kohë që e ka ndarë me publikun dhe ka treguar se çdo gjë do të jetë madhështore.

Ajo nuk zbuloi një periudhë se kur, megjithatë me foton e fundit që ka hedhur në Instastory, kuptohet se dasma është shumë afër.

Në gishtin e saj, Rezarta mban një unazë diamanti plot shkëlqim që personifikon dashurinë e tyre.

“Po përgjithmonë! Të Dua. Atmosferë dasme”, shkruan Rezarta.

Kujtojmë se pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës në Dubai dhe tashmë e paskan ndarë mendjen përfundimisht.
https://www.instagram.com/p/Bsi0PBVh1R_/?utm_source=ig_embed

You may also like ...