Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves rrezikon një dënim prej 10 vitesh burg, nën akuzën e përdhunimit.
Alves akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë në një klub nate në Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor, ndërkohë që thuhet se ndaj tij ka prova të mjaftueshme.
Të mërkurën, më 3 gusht, Alves do të paraqitet në gjykatë për të dhënë dëshminë e tij, mbi këto akuza, por duket se çështja është e “humbur” dhe për 40-vjeçarin brazilian kërkohet një dënim prej 10 vitesh heqje lirie.
Deri më tani, ish-anësori i mbrojtes së “katalanasve” të Barcelona ka dëshmuar 3 herë mbi këtë ngjarje, por asnjë nga dëshmitë nuk ka qenë bindëse, por gjithnjë ka “shpëtuar” prej mungesës së provave.
Mirëpo, kësaj radhe duket se situata është ndryshe, me Gjykatën e Barcelonës që duket se ka gjetur provat e mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor, ndaj braziliani, proces ky që pritet të nisë në fundin e këtij viti.
- “Sapo kalova një ndarje…”/ Bebe Rexha shpërthen në lot në mes të skenës
- Goditi fansen me mikrofon, denoncohet Cardi B