Header

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i japin fund thashethemeve për ndarje me një puthje!

Një nga çiftet më të famshëm në botë është Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez. Mirëpo, ditët e fundit në media të ndryshme po spekulohet se ata mund të jenë drejt ndarjes.

Georgina kishte marrë përsipër t’i largonte këto thashetheme, me disa deklarata shumë të forta kundër të gjithë atyre që kanë publikuar lajme të ndryshme duke vënë në dyshim situatën e saj personale me sulmuesin portugez.

Megjithatë, ishte e nevojshme edhe përgjigja e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez ka postuar një foto me të dashurën e tij duke pushuar njëherë e mirë zërat për një krizë të supozuar që kishin kaluar.

Sulmuesi i Al-Nassr postoi një foto në të cilën puth Georgina Rodriguez.
“Gëzuar për dashurinë”, ka shkruar Cr7 krahas fotos.

Cristiano Ronaldo y Georgina Rodríguez: CR7 calló rumores de crisis con  romántica fotografía

Mediat spanjolle kanë raportuar më herët se çifti po kalon një periudhë të vështirë pasi sulmuesi portugez është “ngopur” me një lidhje që vazhdon që nga viti 2016.

Gjithashtu u aludua se së fundmi Ronaldo dhe e dashura e tij kanë pasur një debat të ashpër teksa hipnin në avion, zëri i tyre është ngritur pavarësisht pranisë së personave të tjerë.

You may also like ...