Çmimet e biletave për finalen e Championsit të këtij sezoni do të jenë të njëjta si në vitin 2022 në Paris, njoftoi UEFA këtë të premte.
Janë katër kategori, ku bileta më e lirë është 70 euro dhe më e shtrenjta 690 euro.
Kjo masë synon të shmangë kaosin e ndodhur në finalen e një viti më parë, ku dhjetëra tifozë u përpoqën të futeshin me forcë në stadium ose të vidhnin biletat për finalen e luajtur mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit.
Është dashur ndërhyrja me gaz lotsjellës e policisë që turma e irrituar të shpërndahej.
UEFA është ende në procesin e kthimit të parave për ata që nuk mundën të ndiqnin finalen e sezonit të kaluar dhe synon të rimbursojë 19,618 bileta të blera nga tifozët e Liverpoolit.
Nga ana tjetër, Reali i Madridit e hodhi poshtë propozimin e Konfederatës Evropiane, duke besuar se ai është i pamjaftueshëm dhe u tregua i disponueshëm për të mbështetur ligjërisht mbështetësit e tij.
Gjysmëfinalet e Champions League janë Milan – Inter dhe Manchester City – Real Madrid.
Finalja do të luhet në “Atatürk Olympic Stadium”, në Stamboll, më 10 qershor.
Çdo finalist do të ketë të drejtën e 20 000 biletave (si vitin e kaluar) nga 72 000 në dispozicion në total.
- Zbulohet menuja që do të përdoret gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles, kërkesat e veçanta të Camillës
- Tjetër sukses, Ermonela Jaho zgjidhet “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards