Header

Çifti i njohur italian i jep fund martesës 25-vjeçare!

Një prej cifteve më të famshem italiane, Sonia Bruganelli dhe Paolo Bonolis vendosën t`i japing fund martesës së tyre pas 25  vitesh së bashku.

Ishte vetë moderatori që e dha lajmin përmes një postimi në mediat sociale.  “Ne jemi të ndarë, por jemi më të bashkuar se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi për familjen tonë, për njëri-tjetrin. Ndjenja është e fortë, por nuk është më ajo që na afroi”, shkroi ai.

Ata thanë se vendosën që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare, jo për shkak të tradhtisë, por sepse ndjenjat për njëri-tjetrin nuk  ishin më si në fillim. Bruganelli dhe Paolo Bonolis janë prindër të tre fëmijëve.

Moderatori i famshëm pohoi se ka në plan të punojë dhe për pak kohë dhe pastaj të tërhiqet, në mënyrë që t`i kushtohet fëmijëve. “Nuk kam përse rri patjetër në televizion, është mirë dhe në vende të tjera”, u shpreh ai.

You may also like ...