Header

Chrissy Teigen provokon sërisht

Chrissy Teigen është një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale. Modelja e njohur ka vjedhur gjithmonë vëmendjen e ndjekësve për shkak të raportit me partnerin e saj, John Legend, por dhe komentet mjaft pikante që zgjedh të bëjë.

Kështu ka ndodhur dhe në postimin e fundit të saj, i cili ka shkaktuar mjaft reagime nga fansat, të cilët e akuzonin se kishte përdorur ‘photoshop’ në të.

“Mbase të duket kështu sepse nuk ke parë asnjëherë ndonjë femër në këtë pozicion”, është përgjigjur Teigen ndaj fansit të saj, duke shkaktuar mjaft reagime në rrjet.

Në fakt kjo foto është tepër provokuese dhe na bën përshtypje vendi ku ka pozicionuar në formë zemre, fotot e bashkëshortit.

Kujtojmë se Chrissy nuk ka hezituar asnjëherë t’i kthehet ndjekësve të saj, për këtë arsye shpesh është cilësuar edhe si një person mjaft arrogant.
https://www.instagram.com/p/B8PpTvIJa7H/?utm_source=ig_embed

You may also like ...