Header

Chrissy Teigen i kërkon falje Beyonce-s

Modelja e njohur, Chrissy Teigen ka vendosur që me anë të një postimi në rrjetet sociale t’i kërkojë ndjesë yllit të muzikës pop, Beyonce për shkak se nuk i foli gjatë mbrëmjes së çmimeve ‘Oscar’.

“Beyonce nëse po e lexon këtë më lër të të them se unë po të shikoja me vëmendje dhe nuk të fola sepse jam shumë nervoze të them diçka idiote, por ne të duam dhe të falenderojmë shumë”, ka shkruar Teigen krah videove ku shfaqet me fustanin e bardhë krah partnerit të saj, John Legend.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që modelja tërheq vëmendjen me sjelljet e saj mjaft transparente dhe të komentuara kudo në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/B8aYdEDpCen/

You may also like ...