Header

Çfarë ndodhi? Olta Gixhari fotografohet në shtrat me partneren e Ledrit

Hoxha po e kalon ditëlindjen me Olta Gixharin. Partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula, ka ndarë sot një foto ku shihet e shtrirë në shtrat me ish-banoren e ‘Big Brother VIP Albania’.

Të veshura dhe të kuruara, dyshja duket se janë në mesin e xhirimeve të filmit të ri. Më pas, Olta ka postuar një foto të Sarës duke e uruar për ditëlindje.

Deri më tani dihet se filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket është frymëzuar nga frazat e përdorura në “Big Brother Vip”.

Në baner ishte dhe një përshkrim i filmit ku mësohej se do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhej në përshkrimin e filmit.

 

You may also like ...