Header

Celine Dion vjen me një dokumentar ku rrëfen betejën me sindromën e personit të ngurtë!

Celine Dion vendosi të ndajë luftën e saj me Sindromën e “Personit të ngurtë” me miliona fansat e saj në mbarë botën.

Përmes dokumentarit të titulluar “ I Am: Celine Dion ” nga Irene Taylor Brodsky, do të shfaqet në ekran beteja e këngëtares së njohur me çrregullimin e rrallë neurologjik, me të cilin është diagnostikuar dhe prek trurin dhe palcën kurrizore.

Sëmundja e saj nuk është më një sekret dhe Celine Dion ka marrë vendimin që t’i flasë botës për këtë shqetësim, me dëshirën për t’i ardhur në ndihmë edhe shumë personave të tjerë që mund të vuajnë nga një i njëjti çrregullim.

“Këto dy vitet e fundit kanë qenë një sfidë për mua, udhëtimi nga zbulimi i gjendjes sime te të mësuarit se si të jetoj dhe ta menaxhoj atë. Ndërsa rruga për rifillimin e karrierës sime në skenë vazhdon, e kam kuptuar se sa shumë më ka munguar, të kem mundësi të shoh fansat e mi. Gjatë kësaj mungese, vendosa të dokumentoja këtë pjesë të jetës sime, të përpiqesha të ndërgjegjësoja këtë gjendje pak të njohur, të ndihmoja të tjerët që ndajnë këtë diagnozë”, shkroi këngëtarja së fundmi në rrjetin e saj social Instagram.

Si krijuesit e projektit, ashtu edhe ylli, shpresojnë se dokumentari do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për këtë gjendje pak të njohur në botë.

Në dhjetor 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian. Më konkretisht bëhet fjalë për Courage World Tour, ku anulohen tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023.

Celine Dion's Battle With Incurable Stiff-person Syndrome And Fight To  Relaunch Career Chronicled In Emotional New Documentary: 'I Won't Let This  Define Me' | Media Talk Africa

You may also like ...