Header

Celine Dion po anulon turneun e saj në mes të betejës së vazhdueshme shëndetësore me Sindromën e Personit të ngurtë. Këngëtarja 55-vjeçare bëri një njoftim zyrtar në rrjetet e saj sociale duke treguar se të 42 datat e ardhshme në turneun e saj Botëror Courage po anulohen. “Me zhgënjim duhet të njoftojmë sot anulimin e turneut botëror ”, shkruhej në mbishkrimin e një postimi në Instagram. Në një deklaratë, Dion citohet të ketë thënë: “Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Nuk është e drejtë për ju që vazhdojë të shtyjë shfaqjet, dhe edhe pse kjo më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, nuk jam duke hequr dorë… dhe mezi pres t’iu shoh përsëri.” Artistja njoftoi diagnozën e saj të rëndë në dhjetor në një video emocionuese të postuar në Instagram. “Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për t’ju kontaktuar, më mungoni shumë dhe mezi pres të jem në skenë duke ju folur personalisht,” nisi ajo mesazhin e saj. Këngëtarja e “My Heart Will Go On” tregoi se ndërsa më në fund ka kuptuar se çfarë i shkakton problemet e saj shëndetësore, çrregullimi ka ndikuar në jetën e saj të përditshme dhe mënyrën se si ajo performon në skenë. “Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur,” shpjegon Celine. “Për fat të keq këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi kur eci dhe nuk më lejon të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”./

Ishte një sezon i parë jo i lehtë për Zhaklin Lekatarin ky në “Big Brother VIP 1”, ku ishte në rolin e opinionistes.

Ajo ka pasur probleme e debate jo vetëm me banorët por edhe me ndjekësit e formatit. Siç ka deklaruar vetë, gazetarja është dhunuar e kërcënuar verbalisht për muaj me radhë për shkak të opinioneve që jepte.

Ka më pak se një muaj që formati ka përfunduar, por jo kurioziteti për të dhe edicionin e radhës. Zhaklina ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku mes të tjerash dikush e ka pyetur nëse do jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Por, sigurisht është ende herët për ta thënë këtë. E sidomos nga përvoja që pati. Zhaklina është përgjigjur duke thënë se nuk e di ende.

“Big Brother 3 ju le takim së shpejti”-shkruante producentja Sara Hoxha pak orë para nisjes së finales. Kështu ajo la të kuptohet se sezoni i tretë do nisë pas disa muajsh.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, producentja zbuloi se BBV3 pritet të nisë në periudhën vjeshtë-dimër, duke bërë ndjekësit të mendojnë se pas verës do të kemi rikthimin e spektaklit shumë të ndjekur, ndryshe nga viti i kaluar kur nisi në fund të dhjetorit.

You may also like ...