Pas betejës me sëmundjen e rrallë, Celine Dion u premton fansave se së shpejti do të ngjitet sërish në skenë. Gjatë një interviste për “Watch What Happens Live”, prezantuesja Hoda Kotb, foli për gjendjen e artistes, por edhe mundësinë e rikthimit në skenë. Hoda madje shkoi përtej intervistës duke folur me menaxherin e Dion:
“Pra, çfarë po ndodh? Kur do të performojë përsëri?”, Më pas, zbulohet se Dion do të performojë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të mbahen në Paris nga data 26 korrik deri në 11 gusht.
Prezantuesi i show-t, Andy Cohen, ndërhyri në bisedë duke shtuar se mendon se do të ishte e vështirë për Dion të bënte një performancë në Lojërat Olimpike, për shkak të sindromës së saj, pasi është diçka që ajo nuk mund ta kontrollojë.
Por, Kotb këmbënguli se një paraqitje në Lojërat Olimpike nuk ishte krejtësisht jashtë mundësive.
“Ajo do të këndojë përsëri dhe gjithmonë do të ketë një datë dhe orë për ta bërë këtë,” vazhdoi ajo.
- Dy yjet e filmave “Fifty Shades” nuk flasin prej vitesh?! Dakota Johnson tregon raportin mes tyre
- Studimi: Kursimi i parave ju ndihmon të flini më mirë natën