Header

Celine Dion do të tregojë gjithçka për betejën shëndetësore në dokumentarin e saj ‘I Am: Celine Dion’

Celine Dion ka zgjedhur të flasë hapur për sëmundjen e saj, në  dokumentarin e saj “I Am: Celine Dion”. Këngëtarja flet për karrierën e saj, por gjithashtu edhe për sfidat me të cilat ajo është përballur, si sëmundja e cila e ka bërë të anulojë të gjitha koncertet.

“Zëri im, është dirigjenti i jetës sime. Kur zëri të sjell lumturi, ti bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde. Kam nevojë për instrumentin tim”, dë gjohet të  thotë Dion në  trailerin e publikuar.

Më pas këngëtarja shfaqet duke njoftuar se është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë neurologjike. Në kamera janë kapur disa nga momentet më të vështira të Dion. Ndërsa për betejën e saj me sëmundjen thotë: “Punoj shumë çdo ditë” dhe ndërkaq në trailer shfaqen edhe pamjet e këngëtares duke bërë ushtrime.

“Më mungon shumë bota, më mungon. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci dhe nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Nuk do të ndalem”, thotë mes lotësh Dion.

Dokumenti zbulon më shumë detaje në lidhje me diagnozën e Dion me ‘Sindromën e Personit të Ngurtë’. Pas shtyrjes së disa datave të turneut të saj evropian në dhjetor 2022, Dion njoftoi se ajo u diagnostikua me çrregullimin neurologjik që i ndryshoi jetën, pasi krijon spazma që ndikojnë në aftësinë e saj për të ecur dhe për të përdorur kordat e saj vokale për të kënduar si dikur.

“I Am: Celine Dion” do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në Prime Video më 25 qershor.

 

You may also like ...