Header

Cardi B konfirmon ndarjen nga Offset!

Cardi B konfirmoi se ajo dhe Offset janë ndarë pas aludimeve për tradhti

Reperja në një postim në rrjetin social Instagram, pranoi se nuk “mendon” se burri i saj e tradhtoi me Chrisean Rock, por gjithashtu nuk është e interesuar të dijë të vërtetën.

“Nuk më intereson ta zbuloj sepse kam një minutë që jam beqare”, u tha ajo ndjekësve të saj. “Unë thjesht nuk di si t’i tregoj botës”. Ajo sugjeroi se ajo dhe reperi Migos kishin probleme me kohë, por mezi po pret të fillojë një vit të ri. “Jam kurioze për një jetë të re, një fillim të ri”, shtoi ajo.

Cardi dhe Offset fillimisht ndezën thashethemet e ndarjes javën e kaluar kur ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në mediat sociale.

Krijuesja e hitit “Bodak Yellow” nxiti më tej spekulimet, duke ndarë mesazhe të fshehta për t’i dhënë përparësi vetes.

You may also like ...