Header

Britney Spears thotë se nuk do të rikthehet më kurrë në muzikë

Britney Spears ka konfirmuar se ajo “nuk do të kthehet më kurrë në industrinë e muzikës” pasi u tha se ajo po planifikonte një rikthim në studion e produksionit të muzikës.

Në një postim në Instagram, Britney tha: “Që të jem e qartë, shumica e lajmeve janë të rreme! Ata thonë se unë po shkoj te disa njerëz për të bërë një album të ri…nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës.Kur shkruaj, shkruaj për qejf ose për njerëzit e tjerë. Për ata që duhet të lexojnë librin tim, ka shumë gjëra që nuk i dini rreth meje”, duke shtuar se para se të regjistronte këngë, ajo ka shkruar mbi 20 këngë për njerëzit e tjerë gjatë dy viteve të fundit.”

Britney Spears thotë se nuk do të rikthehet më kurrë në

 

Deklarata e saj vjen pasi një burim tha për Rolling Stone se ekipi menaxhues i Britney-t po kontaktonte me artistë dhe se janë shumë të entuziastë për muzikën e re që do të publikojnë.

You may also like ...