Header

Britney Spears i kërkon falje Justin Timberlake

Britney Spears i ka kërkuar falje Justin Timerlake për shkak të zbulimeve që këngëtarja bëri për lidhjen e tyre të dashurisë në librin e saj autobiografik.

Ajo bëri akuza të shumta kundër këngëtarit në librin e saj të kujtimeve, duke përfshirë kritikat ndaj këngës së tij të vitit 2002, “Cry Me a River” e cila nga fansat është interpretuar gjithnjë si një dedikim për këngëtaren.

Në vitin 2018, Justin Timberlake tha se ishte aq i lënduar pas ndarjes, saqë i shprehu ndjenjat e tij duke shkruar këtë këngë në vetëm dy orë.

Në libër ajo akuzoi gjithashtu atë se e kishte tradhtuar gjatë lidhjes së tyre trevjeçare. Britney nuk e përmendi personin me të cilin dyshohet se e tradhtoi atë, por la të kuptohet se ishte një figurë publike.

Artistja duket se është penduar për ato që ka shkruar dhe ka bërë në një postim në Instagram ku tha se i vinte keq për gjërat që kishte shkruar ndërsa komplimentoi ish-partnerin për dy këngët e tij të reja.

Britney Spears Reacts to Justin Timberlake's New Song 'Selfish'

You may also like ...