Pak ditë më parë, vajza e Brad Pitt, Shiloh vendosi te heqer dorë nga mbiemri i te atit. Ajo ndoqi shembullin e vëllezërve dhe motrave të saj dhe dorëzoi dokumentet e nevojshme kur mbushi 18 vjeç, për t’u quajtur vetëm Shiloh Jolie, pa Pitt.
Sipas rrethit të ngushtë të miqve apo familjarëve, aktori thuhet se është prekur shumë nga veprimi i të bijës madje siç janë shprehur ata për mediat e huaja, ai është “krejtesisht i shkatërruar”, por nuk do t’i bëjë presion asnjërit prej fëmijëve të tij që të ndryshojë mendje. “Brad i e sheh këtë veprim si më shumë se thjesht një ndryshim mbiemri. Ishte një simbol i një largimi më të thellë që ka lindur prej vitesh,”tha personi që njeh Pitt.
Vivienne 15-vjeçare gjithashtu e ndryshoi mbiemrin. Sipas OK Magazine, adoleshentja tani figuron në dokumentet e identifikimit si Vivienne Jolie. Një burim i afërt me Jolie tha: “Është për të ardhur keq. Ata nuk duan të kenë më asnje pune me Brad-in. Kanë vendosur t’i qëndrojnë sa më larg”.
- Arsyeja pse JLo dhe Ben Affleck po shesin rezidencën e tyre
- Kriset raporti mes Fifit dhe Flori Mumajesit? Këngëtarja tregon se prej 1 viti kantautori nuk i ka kthyer mesazhet