Header

Bluza e Kim Kardashian që u bë virale në internet

Hulu ka publikuar trailer-in e ri të “The Kardashians” dhe si rrallëherë, do të shohim pa fuuuund drama nga familja e famshme. Pikërisht në këtë trailer, bluza e Kim Kardashian u bë virale në internet dhe jo pa qëllim.

Kim Kardashian kishte veshur një bluzë që tallte dashurinë e Kendall Jenner për lojtarët e NBA-së në trailerin e sezonit 3 të “The Kardashians”.

Në një skenë nga traileri i zhurmshëm, Kardashian, 42 vjeç, vesh një bluzë të zezë që thotë “Kendall Starting Five” dhe përmban një foto të motrës së saj 27-vjeçare, Kendall Jenner, e rrethuar nga ish-lojtarët e saj të famshëm të NBA.

Njerëzit në Twitter u çmeeendën, sepse praktikisht, Kim u tall me të motrën, ose i tregoi internetit se askush në familje s’e vret mendjen për gjërat që bëhen virale për familjen Kard-Jenner.

 

Me pak fjalë, Kim di si të flasë seriozisht dhe të tallet në të njëjtën kohë.

You may also like ...