Header

Blero shuan kureshtjen, tregon sa u pagua nga ‘BBVK’

Këngëtari i njohur, Blero i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë që prej hyrjes së tij në formatin e “Big Brother Vip Kosova 2”, ka rrëfyer në një intervistë së fundmi disa të pathëna si dhe për pjesëmarrjen në “BBVK”.

Gjatë intervistës, teksa flet për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së ‘BBVK’, Blero ka folur dhe lidhur me shumën që ai ka marrë nga ky format.

Ai ka treguar se në hyrje të programit çdo konkurrent duhet të nënshkruajë një kontratë dhe nëse një prej tyre dëshiron të largohet me vetëdëshirë, i detyrohet një shumë të caktuar formatit.

Megjithatë Blero ka treguar se ai nuk ka marrë asnjë monedhë, edhe pse shumë persona e kanë pyetur, por ai shprehet se ka hyrë për të sfiduar veten dhe është shumë i lumtur që ka qenë pjesë e atij formati.

You may also like ...