Header

Blero hedh akuza të rënda ndaj produksionit të “BBVK”

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova, këngëtari i njohur Blero ka vendosur të jetë aktiv në rrjetet sociale për të zbuluar sa më shumë nga eksperienca e tij. Ndonëse arsyeja e daljes nga shtëpia ishte për shkak të gjendjes së rëndë emocionale e psikike si pasojë e qëndrimit në shtëpi, por, Blero po vazhdon të merret me dinamikat brenda shtëpsë së “BBVK” edhe pas daljes së tij.

Në një video live në TikTok me ish-banorët e “BBVK”, Blero ka komentuar vendimin e produksionit për të çuar në nominim Bucin, Ganinë edhe Besin.

Sipas Bleros, ky vendim është padrejtësi e madhe sepse Gania edhe Buci është dashur të dalin jashtë automatikisht.

U kanë padrejtësi shumë e madhe, Gania dhe Buci është dal me dal jashtë automatikisht, ndërsa Besi është dashtë vetëm me paralajmëru, disa janë dal se kanë thy rregullat, ndërsa disa po rrin padrejtësisht mrena””, tha ai derisa po bisedonte me Metin, Vesën dhe Domenikun live në Tik tok.

You may also like ...