Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
-Në zonat malore 14°C deri 31°C
-Në zonat e ulëta 17°C deri 36°C
-Në zonat bregdetare 21°C deri 34 °C