Header

Beyonce i jep lejen Kamala Harris për të përdorur “Freedom” si këngën e saj zyrtare të fushatë

Beyonce, i ka dhënë leje Kamala Harris të përdorë këngën e saj “Freedom’.

Sipas CNN, Harris tani do të mund ta përdorë këtë këngë si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.

“Beyonce e dha shpejt miratimin e saj për përdorimin e këngës Freedom gjatë fushatës së Harris kur u kërkua leje të hënën”, tha një burim për rrjetin amerikan.

Pasi Beyonce i dha leje, kënga e saj u luajt në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite .

Sipas CNN, nëna e Beyonce, Tina Knowles, ka shprehur mbështetjen e saj për Kamala Harris që nga e diela.

You may also like ...