Divorci me Jennifer Garner është pengu i tij më i madh. Aktori i njohur amerikan Ben Affleck, në një intervistë për ‘New York Times’ bën mea culpa, lidhur me të kaluarën e tij dhe varësinë nga alkooli, gjë që e detyroi që të hiqte dorë nga roli i tij si Batman.
“Kam pirë normalisht për shumë kohë, por nga mesi i martesës mes viteve 2015-2016, nisa të pija gjithnjë e më shumë dhe kjo gjë shkaktoi probleme të mëdha martesore dhe jo vetëm. Alkooli më kushtoi martesën”, tregon aktori.
Affleck, ka bërë një sërë betejsash për të dalë nga tuneli i alkoolit, por kujton periudhën e errët dhe thotë se mundohej që të ishte mirë duke ngrënë pa kriter, duke pirë, duke bërë seks dhe lozur bixhoz, por këto gjëra ia përkeqësuan jetën.
Teksa i është nënshtruar tre cikleve të rehabilitimit, ai nuk arriti të shpëtonte martesën dhe në vitin 2018, u divorcua me nënën e tre fëmijëve të tij.
Dhe ishte pikërisht ish-bashkëshortja, ajo që e ndihmoi që të ngrihej sërish në këmbë.
“Turpi që ndjej është toksik. Është një ndjesi e tmerrshme që të ul vlerësimin dhe ngjall përçmim. Sigurisht që kam bërë gabime, për të cilat pendohesh, por duhet të mësosh prej tyre dhe të ecësh përpara”, thotë ai.
- Elita Rudi urim special në 1 vjetorin e djalit
- Kendall Jenner shfaqet “topless” në “Garage Magazine”