Header

‘Bëmë 7 prova!’ Luizi flet për bashkëpunimin me Oltën: Ka shumë kërkesa

Edhe pse treguan një super kimi, xhirimi i një filmi si burrë e grua për Oltën dhe Luizin nuk ma qenë i lehtë.

Luizi ka folur së fundmi për rolin e tij duke treguar se emri i personazhit që luan quhen Besi, si dhe zbuloi se pjesa më e vështirë ka qenë momenti i puthjes, ose siç ai e quan, skena e djallit pasi kanë bërë 7 prova.

Më tej, ai shton se momenti kur është kënaqur gjatë  xhirimeve ishte kur u nda në film me Oltën.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj “puthja e djallit”. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi”-tha Luizi.

You may also like ...