Header

“Barbie Dua” njofton surprizën e radhës

Filmi “Barbie” nga Greta Gerwig është ende një muaj larg, por Dua Lipa do të sjellë një surprizë shumë shpejt. Me anë të një videoje në rrjetet sociale që nis me një nga skenat më virale të paraqitjes së shkurtër, heqjen e këpucëve rozë, ylli i muzikës ka lajmëruar se do të sjellë një këngë për filmin.

Kjo Barbie do të publikojë një këngë këtë javë. Mesnatën e së premtes”, shkruan Dua.

Kënga e titulluar “Dance The Night” do të publikohet më 26 Maj dhe do të jetë pjesë e albumit muzikor që do të prodhohet për filmin e shumëpritur.

Dua Lipa do të luajë rolin e Barbie sirenë në këtë film përkrah yjeve protagonistë Margot Robbie e Ryan Reynolds.

https://youtu.be/4vZbbw3-dAc

You may also like ...