Header

Bad Bunny bashkohet me Al Pacinon për videoklipin më të fundit?

Legjenda e Hollywood Al Pacino dhe njeriu i momentit i hip-hop-it, Bad Bunny, po bëjnë një video muzikore së bashku në restorantin më të nxehtë të qytetit.

Sipas burimeve, Al Pacino do të jetë pjesë e videoklipit të ri të këngëtarit Bad Bunny.

Edhe pse nuk dihet ende kënga për të cilën aktori dhe këngëtari do të bashkëpunojnë, media rozë Page Six shkruan se videokilipi do të ketë lidhje me gangsterët.

Roli, vijon më tej kjo media, do të jetë shumë i thjeshtë për t’u luajtur nga aktori duke qenë se në të kaluarën ka portretizuar personazhe nga bota e krimit në filma të tillë si “Godfather”, “Scarface”, “Carlito’s Way”, “Heat” dhe “Dog Day Afternoon” si dhe filmi i famshëm romantik i viteve ’90 ” Scent of a Women”.

Mësohet gjithashtu se pjesë e videoklipit do të bëhet edhe komediani i njohur amerikan Adam Slander.

Kohët e fundit artisti Bad Bunny po përflitet më shumë për jetën e tij private se sa atë profesione.

You may also like ...