Dueli ndaj Islandës ishte tepër special për Cristiano Ronaldon. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur të regjistrojë mbrëmjen e sotme, përballjen e 200-të me fanellën e Portugalisë, duke vendosur kështu edhe një rekord “Guinness”, si lojtari me më shumë paraqitje për një kombëtare futbolli.
Para startit të sfidës së sotme, Ronaldos iu dhurua fanella e tij e parë e veshur me kombëtaren, në ndeshjen ndaj Kazakistanit në vitin 2003, e cila mbante sipër numrin 16, numër i përdorur nga Ronaldo para se të merrte numrin 17-të e më pas 7-tën.
Vlen të theksohet fakti se asnjë futbollist nuk ka arritur të regjistrojë 200 ndeshje me ekipin kombëtar.
- Zbulohen dy personazhet e njohur që do të jenë pjesë e kastit të ‘Në kuadër të dashurisë’!
- “Wednesday” seriali më i ndjekur në Netflix