Victoria Beckham është një nga figurat më të rëndësishme të botës së modës. Beckham për vite me radhë është njohur si gruaja me fytyrën e ‘pokerit’ dhe kjo e ka një arsye.
Në çdo dalje publike të saj Victoria pothuajse nuk buzëqesh asnjëherë. Edhe pse në një intervistë të bërë nga ‘Vogue’ nuk është ndjerë mirë kur ju bë pyetja se përse nuk buzëqeshte asnjëherë, ajo më në fund dha një përgjige.
“Unë jam duke buzëqeshur nga brenda”, ka shpjeguar ajo për revistën Vogue. “Ndjej se kam përgjegjësi ndaj komunitetit të modës”.
Me këtë përgjigje na ka lënë të nënkuptojmë se ndoshta nuk do ta shohim kurrë Beckham të buzëqeshur para kamerave hollivudiane.
- Brad Pitt dhe Angelina Jolie përsëri në dyert e gjykatës
- Mbretëresha Camilla merr Barbin e saj në eventin Women Of The World