Header

Anulohen gjobat për këmbësorët dhe makinat që shkelën karantinën

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka anuluar të gjitha gjobat e vendosura nga policia në periudhën e derisotme të emergjencës së koronavirusit.

Në komunikimin publk, Rama sqaroi se asnjëra nga gjobat e afro 8 mijë kalimtarëve dhe rreth 2 mijë makinave nuk do të mbahet, duke u anuluar.

Po ashtu tha se rikthehen të gjitha patentat e bllokuara si dhe do të bëhet rikthimi i mjeteve të bllokuara, pasi nga e hëna do të nisin të gjithë të barabartë.

Rama paralajmëroi se fillimi i ri sjell ndëshkimet e reja pas ndryshimeve që iu bënë dje Kodit Penal: “Teksa po fillojmë të hapemi, nuk duhet të harrojmë asnjë moment se bilanci i sotëm mund të përmbyset, nëse ne harrojmë se armiku i padukshëm është mes nesh, kudo dhe është i gatshëm të përfitojë nga gabimi më i vogël që mund të bëjë, ndaj vendosëm edhe një sërë masash në Kodin Penal”, deklaron kreu i qeverisë.

Rama tha se ndëshkimet nuk janë pjesë e planit të tij diktatorial siç citoi se e akuzojnë, por se nuk mund të hidhet në lumë përpjekja e përbashkët.

You may also like ...