Header

Angelina Jolie punëson vajzën e saj 15-vjeçare si asistente

Angelina Jolie ka punësuar vajzën e saj 15-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt si asistenten e saj në prodhimin e ardhshëm të “The Outsiders”, raporton Page Six.

Angelina Jolie u fotografua në New York City me vajzën e saj më të vogël Vivienne Jolie-Pitt, 15 vjeç të martën pasdite.

A nepo baby is born! Angelina Jolie looks chic in all-black as she steps  out with daughter Vivienne in NYC... after hiring the 15-year-old as an  assistant on her upcoming Broadway musical

Ylli hollivudian thotë se Vivienne i kujton nënën e ndjerë.

“ Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë”, tha Jolie në një deklaratë, duke iu referuar nënës së saj, Marceline Bertrand.

Angelina aktualisht është producentja kryesore në adaptimin muzikor të Broadway të filmit të vitit 1983 ‘The Outsiders’. Jo vetëm që është përfshirja e saj e parë në Broadway, por është edhe hera e parë që Angelina punon në një projekt me vajzën e saj Vivienne.

15 vjeçarja Vivienne do të shërbejë si asistente vullnetare e Angelina dhe do të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë me produksionin.

You may also like ...