Angelina Jolie mes të ftuarve të shquar në darkën e Joe Biden dhe presidentit të Koresë së Jugut
Angelina Jolie dhe djali i saj Maddox ishin ndër të ftuarit në darkën zyrtare të shtruar nga presidenti amerikan Joe Biden me rastin e vizitës së presidentit të Koresë së Jugut, Yun Suk-geol.
Aktorja e shoqëruar nga djali i saj 21-vjeçar pati kënaqësinë të shikonte Presidentin Yoon duke kënduar hitin e vitit 1971 të Don McLean “American Pie” .
Jolie zgjodhi për këtë rast një xhaketë Chanel dhe një fustan nga koleksioni i saj në ngjyrë të bardhë me bizhuteri mahnitëse me perla. Në darkën zyrtare, mes të tjerëve ishin edhe senatori Mitt Romney, kampionja olimpike Khloe Kim dhe Susan Rice.
- Bruce Willis dhe Demi Moore bëhen gjyshër për herë të parë!
- ‘Shkonin të famshmit me dy shishe salcë dhe tre pako makarona’, Olti Curri sulmon Arbër Hajdarin