Header

Amber Heard shfaqet për herë të parë në publik që nga humbja e gjyqit ndaj Johnny Depp

mber Heard u shfaq shumë e lumtur në daljen e saj të parë publike që nga humbja e gjyqit për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

37-vjeçarja mori pjesë në Festivalin e Filmit Taormina në Itali, një ditë para premierës së filmit të saj të ri, “In the Fire”.

Heard dukej rrezatuese ndërsa buzëqeshte dhe bisedonte me miqtë, kastin dhe anëtarët e ekipit nga thrilleri– i cili mbylli xhirimet disa muaj përpara se të fillonte gjyqi i saj në prill 2022.

Aktorja u fotografua e veshur me një bluzë dhe fund të bardhë dhe e kompletoi look-un e saj me një palë taka të zeza.

Heard pritet të ecë në tapetin e kuq për premierën e “In the Fire” të shtunën mbrëma së bashku me aktorin Eduardo Noriego dhe regjisorin e filmit, Conor Allyn.

Dalja e fundit e Heard vjen më shumë se një vit pasi humbi gjyqin duke dale fajtore për shpifje në një artikull të Washington Post të vitit 2018 ku akuzonte Depp për dhunë.

You may also like ...