Header

Amber Heard i rikthehet ekranit

MALIBU, CALIFORNIA - JUNE 06: Amber Heard attends the Saint Laurent Mens Spring Summer 20 Show on June 06, 2019 in Paradise Cove Malibu, California. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images)

Pas humbjes së një beteje të gjatë ligjore ndaj ish-bashkëshortit Johnny Depp, Amber Heard i është rikthehyer Hollivudit. Ajo ka punuar për një film të ri Thriller.

I titulluar ‘In the Fire’ historia e filmit vendoset në vitet 1890 ndërsa personazh kryesor është Grace Burnham, një psikiatre e cila luhet nga aktorja e njohur.

Ajo shkon në një plantacion të largët në Kolumbi për tu  kujdesur për një djalë me aftësi të pashpjegueshme. Ndërsa ajo fillon trajtimin, Burnham ndez një luftë midis shkencës dhe fesë, pasi një prifti vendas pretendon se djali është i pushtuar nga djalli dhe është shkaku i fatkeqësive të fshatit.

“Filmi është një meditim mbi fuqitë pothuajse të mbinatyrshme të dashurisë, të treguara përmes një gruaje me vullnet të fortë dhe të pavarur në fillim të shekullit të 20-të. Ndihem me fat që jam e rrethuar nga një kast kaq i mrekullueshëm. Ata janë po aq të përkushtuar dhe magjik sa personazhet që luajnë”, është shprehur Heard në një deklaratë.

Për më tepër rreth historisë shikuesit do të mësojnë kur të dalë në kinematë amerikane më 13 Tetor.

You may also like ...