Header

Albatros Rexhaj i dedion poezi Luizit dhe Kiarës

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Artkand”, Albatros Rexhaj ka folur për marrëdhënien e Luizit dhe Kiarës dhe lindjen e ndjenjave të tyre brenda shtëpisë së “BBV”.

Ai ka treguar se ka qenë mjaft i përfshirë në këtë histori dhe i ka bërë tepër përshtypje sjellja dhe dashuria e Luizit.

Ndaj, ai i ka recituar edhe një poezi dedikuar atyre:

“Dashuri e jetës sime mos ta komplikojmë

Unë kurrë nuk ta lëshoj dorën ty, as ti mos ma lësho mua

Kaq mjafton,

Gjithçka tjetër është kaluese.” 

Unë kam besuar gjithmonë në dashurinë e Luizit. Në fillim kam pasur ato dilemat e mia si gjithë shqiptarët edhe në biseda me njerëz, më tepër jam intriguar nga reagimet, për mua të çuditshme të njerëzve. Përfshirë e njerëzit publikë që çdo gjë e qasin me një dyshim dhe një energji negative. Kjo më ka bërë që të jem më vigjilent dhe u futa në botën e këtij “Big-u” të jashtëzakonshëm, produksion i jashtëzakonshëm ishte ky i fundit.

Kur e ndiqja Luizin aty, edhe Luizi është artist, vërehet, por ishin ato momentet kur pushonte mes rolit që i kishte dhënë vetes dhe ishte ajo ‘ahhh’ e tij dhe ishte e sinqertë. Aty e kuptoja që ky njeri vërtet kishte krijuar ndjenja të vërteta për Kiarën. Mua më pengonte fakti që njerëzit nuk e pranonin këtë gjë. Unë kam qenë besimtar prej fillimit i kësaj gjëje dhe në momente të caktuara e ndjeja veten si Luizi kur ti duhet ndonjëherë që jo vetëm t’i mbushësh mendjen personit që e do, por edhe gjithë botës që ai ka përreth dhe bëhet shumë më e vështirë, është presion dhe aty kam shkruar disa vargje. Lexuesit e mi e kanë identifikuar për kë e kam fjalën dhe pastaj u desh të thosha po”- tha ai.

You may also like ...